Maas: Sulmet me raketa ndaj Izraelit duhet të ndalen menjëherë

Botë | 5 vite më parë

Pasi organizata militante Hamas njoftoi se lëshoi më shumë se 130 raketa drejt Tel Aviv pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, dënoi raketimin e Izraelit të martën mbrëma dhe tha se sulmet duhet të ndalen menjëherë.

“Sulmet me raketa ndaj Izraelit janë plotësisht të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Në këtë situatë, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Ky përshkallëzim i dhunës nuk mund të tolerohet dhe as të pranohet,” njoftoi ministri Maas në Twitter, raporton Reuters.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme