Bullgaria shpall zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Vendimi pasoi dështimin e Parlamentit javën e kaluar për të formuar Qeverinë. Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeminitsër të përkohshëm.
Yanev aktualisht është sekretar për siguri dhe mbrojtje i presidentit. Detyrat kryesore të kabinetit të tij të përkohshëm do të jenë organizimi i zgjedhjeve dhe menaxhimi i pandemisë së koronavirusit. Partitë kryesore bullgare bënë tri përpjekje të dështuara për të formuar Qeverinë, pas zgjedhjeve të 4 prillit.
Partia e qendrës së djathtë GERB, e kryeministrit në largim, Boyko Borisov, doli e para në zgjedhje, por ajo fitoi vetëm 26 për qind të votave – të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




