Parlamenti britanik rihapet pas zgjedhjeve me fjalimin e mbretëreshës Elizabeth II

Parlamenti britanik pritet të rihapet sot në prag të zgjedhjeve të javës së kaluar në Angli, Skoci dhe Uells.
Sesioni i ri do të hapet zyrtarisht nga mbretëresha Elizabeth II, në përputhje me traditën britanike.
Gjatë ceremonisë, që njihet si “Fjalimi i mbretëreshës”, do të bëhet një përshkrim i të gjithë legjislacionit që qeveria dëshiron të diskutojë dhe të kalojë në muajt e ardhshëm.
Sipas zakonit, mbretëresha qëndron e veshur rroba mbretërore dhe mbërrin në parlament me karrocë.
Sidoqoftë, këtë vit ceremonia do të jetë më e vogël, sepse udhëzimet e koronavirusit kërkojnë që ngjarja të jetë më e vogël dhe më pak madhështore.
Kjo do të thotë që ajo duhet të paraqitet me një fustan ditor dhe një kapelë dhe do të arrijë me makinë, në vend të karrocës.
Mbretëresha do të shoqërohet edhe nga djali i saj i madh, princi Charles.
Kjo është ngjarja e parë e madhe publike e ndërmarrë nga mbretëresha që nga vdekja e bashkëshortit, princit Philip, muajin e kaluar.
Rreth 100 njerëz do të marrin pjesë këtë vit, në vend të 600 të zakonshëm, për shkak të kufizimeve të distancës sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




