Cooke: Heqja e patentave të vaksinave nuk i zgjidh problemet e pandemisë

Kreu i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cooke tha se pezullimi i mbrojtjes së pronës intelektuale për vaksinat antiCOVID-19 nuk do t’i zgjidhte problemet kritike të pandemisë.
“Një veprim i tillë, që ka qenë një temë e nxehtë në Europë, pas mbështetjes nga Uashingtoni të kësaj ideje, gjithashtu, nuk do të krijonte një mjedis për risitë, që duhen falenderuar për vaksinat”, tha Cooke në një intervistë për mediet europiane.
BE-ja e ka hedhur poshtë idenë, duke thënë se nuk e sheh atë si “një zgjidhje magjike”.
Në vend të kësaj, BE po bën kryesisht fushatë për heqjen e shpejtë të kufizimeve që parandalojnë eksportin e vaksinave të tilla.
Cooke ishte gjithashtu skeptike në lidhje me diskutimet mbi dhënien fund të kufizimeve dhe lejimin e lirive të plota për të vaksinuarit.
“Nuk mund të thuash kaq thjesht se, kur të kesh marrë dy dozat e vaksinës, mund të lëvizësh lirshëm. Nëse do ta kishim marrë COVID-19 seriozisht që nga fillimi, mbase mund të ishim në një situatë tjetër”, shtoi kreu i EMA-s.
Cook bëri thirrje për ruajtjen e vigjilencës dhe për të mësuar më shumë “se si të merremi me çfarëdo që të jetë varianti i ri i jetës normale”./ ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




