23-vjeçari arratiset nga baza ushtarake në SHBA, rrëmben autobusin e shkollës me 18 fëmijë

Një 23-vjeçar në Karolinën e Veriut në SHBA është vënë në pranga nga policia pas një veprimi tejet të çuditshëm. Ai u arratis nga baza ushtarake aty ku ishte praktikant dhe rrëmbeu një autobus shkolle në tentativë për t’u rikthyer në shtëpi, por nuk ia doli.
Jovan Collazo ishte i armatosur me një armë M4, por pa fishekë. Pasi u arratis, ai ndaloi autobusin dhe urdhëroi shoferin dhe 18 fëmijë të largoheshin. Më tej, ai u mundua të drejtonte autobusin, por nuk mundi ta bënte një gjë të tillë. 23-vjeçari hodhi armën në autobus dhe u nis në këmbë drejt shtëpisë së tij, por më kot, pasi u arrestua menjëherë.
“Ky incident mund të kishte përfunduar tragjikisht”, tha një nga drejtuesit e shkollës.
Pas veprimit të çmendur, ndaj 23-vjeçarit rëndojnë tashmë shumë akuza, me e rënda për rrëmbim, madje edhe për grabitje të dhunshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




