Raketa March Long 5B jashtë kontrollit i drejtohet tokës

Një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze e cila pritet që orët e ardhshme të bjerë në Tokë, njoftojnë disa media të huaja. Kjo është fotoja e parë e siguruar e raketës kineze e cila humbi kontrollin teksa ishte në hapësirë dhe po transportonte pjesë për ndërtimin e Stacionit Hapësinor të Kinës.
Raketa March Long 5B, me 21 ton mbetje nuk dihet ende saktësisht se ku do të bjerë në tokë, pasi pala kineze nuk ka më asnjë kontroll mbi të.
Raketa parashikohet që do të bjerë në tokë orët e ardhshme, por ekspertët nuk kanë ende një përgjigje për vendndodhjen. Ata thonë se shpresojnë që të bjerë në oqean, por nuk janë të sigurtë.
Kjo foto e raketës që ka hyrë në atmosferën e Tokës është kapur nga një teleskop i fuqishëm i vendosur në Itali. Edhe pse raketa me 21 ton mbetje përbën rrezik, ekspertët thonë se shanset që të bjerë në një zonë të populluar janë mjaft të ulëta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




