Mot ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar: Veriu ngrin, në jug pritet valë e nxehtë

Botë | 6 vite më parë

Moti ekstrem ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa veriu është mbuluar nga ngricat dhe i ftohti, në jug të vendit pritet një valë e nxehtë deri në 20 celcius.

Në disa pjesë të Skocisë, temperaturat arritën deri në -5.5C këtë mëngjes ndërsa i ftohti ka goditur britanikët e veriut. Bora ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimit këtë mëngjes në Skoci, pasi shumë njerëz u zgjuan nga acari.

Zyra metereologjike në vend ka lëshuar një paralajmërim të motit për disa pjesë të vendit, ndërsa bora e vazhdueshme ka ngadalësuar rrugët dhe hekurudhat.

Paralajmërimi preku zonat e Central, Tayside & Fife, Grampian, Highlands dhe South Ëest Scotland deri në orën 11 të mëngjesit.

Por Britanikët e Jugut shijuan rrezet e diellit sot, pavarësisht nga kushtet e dimrit në veri të vendit. Moti i ngrohtë do të shoqërojë gjithë fundjavën në jug të Britanisë me temperatura që do të arrijnë deri në 20 gradë celcius.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme