G7 – Të drejtat e njeriut dhe kërcënimet ndaj demokracisë në fokus të samitit

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 do të diskutojnë të drejtat e njeriut dhe kërcënimet ndaj demokracisë në ditën e dytë të një samiti të posaçëm në Londër, sipas Ministrisë së Jashtme britanike.
Takimi ballë për ballë po zhvillohet përpara një samiti tjetër të G7-s, i planifikuar për në qershor.
Sot, përfaqësues nga SHBA, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Bashkimi Europian do të takohen me ministrin e Jashtëm britanik, Dominic Raab.
Ministria e Jashtme britanike thotë se Raab do të nxisë kombet e G7 të ndërmarrin veprime më të forta kundër juntave ushtarake, përfshirë edhe zgjerimin e sanksioneve të shënjestruara kundër individëve dhe njësive të lidhura me ushtrinë në Mianmar, mbështetjen e embargove të armëve dhe rritjen e ndihmës.
Diskutimet do të zhvendosen më pas për Libinë dhe luftën e vazhdueshme në Siri.
Në pasditen e vonë, politikanët do të diskutojnë situatën në Etiopi, Somali, Saleh dhe Ballkanin Perëndimor.
Ministrat e Jashtëm do të flasin gjithashtu edhe për aktivitetet e vazhdueshme shqetësuese të Rusisë, përfshirë përmes grumbullimit të trupave në kufirin ukrainas, disidentin Aleksei Navalni dhe situatën në Bjellorusi./ ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




