Shembet ura e metrosë në Mexico City, të paktën 15 viktima

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Mexico City, ku një urë e metrosë Aerotrén u shemb ndërsa mbi të po kalonte një tren me pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë lënduar ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për të mbijetuar.
Aksidenti ndodhi shumë pranë stacionit të Olivos, në linjën nr.12 të metrosë së kryeqytetit meksikan. Shkaqet janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për nxjerrjen e përgjegjësive./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




