UNICEF i bën thirrje botës që të dërgojnë ndihma në Indi

UNICEF ka dërguar furnizime në Indi por ato nuk janë të mjaftueshme, tha Drejtoresha Ekzekutive, Henrietta Fore. “Ne po i bëjmë thirrje botës për të na ndihmuar”, tha ajo, shkruan CNN. “Dhe pastaj, për shkak se India është një komponent kaq i madh i prodhimit të vaksinave në zinxhirin e furnizimit në botë, ne duhet ta rimarrim Indinë në biznesin e bërjes së vaksinave për botën”.
Fore u bëri thirrje vendeve të heqin kufizimet e importit dhe eksportit në lidhje me vaksinat, të mbështesin aftësinë për të prodhuar vaksina në vende të tjera dhe të marrin në konsideratë licencimin e disa teknologjive të prodhimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




