Ekonomia e eurozonës 0,6% rënie në T1 2021

Botë | 6 vite më parë

Prodhimi i Brendshëm Bruto në zonën euro u kontraktua 0,6% gjatë tremujorit të parë të vitit në raport me tremujorin e mëparshë, theksoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.

“Prodhimi ekonomik i zonës euro ëshë ulur me 1,8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, deklaroi Eurostat.

Për gjithë Bashkimin Europian me 27 anëtarë, kontraktimi ka qenë më pak i theksuar, me 0,4% në tremujor dhe 1,7% në harkun kohor të një viti.

Dobësimi vazhdon tendencën në rënie parë në muajt e fundit të vitit 2020. Kjo ka ardhur pas një rritjeje të fortë të rënies ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit regjistruar një tremujorin e tretë të këtij viti.

“Portugalia regjistroi rënien më të fortë me 3,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndjekur nga Letonia me një rënie prej 2,6% dhe Gjermania me 1,7%”, sipas Eurostat./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme