Protesta në Çeki kundër presidentit dhe kryeministrit

Botë | 6 vite më parë

Qindra njerëz u mblodhën në Pragë dhe në dhjetëra qytete të tjera çeke për të protestuar kundër politikës pro-ruse të presidentit Milos Zeman dhe kundër kryeministrit Andrej Babis, për të cilin BE-ja ka konfirmuar kohët e fundit se është në konflikt interesi.

“Mandati i Zeman si president është një kërcënim për sigurinë e Republikës sonë”, tha Benjamin Roll, i cili organizoi protestat.

Çekët nuk e duan qeverinë e tyre të orientuar nga Rusia, por gjithnjë nga Evropa. Ky është edhe mesazhi që përcollën nga qendra e Pragës dhe shumë qyteteve të tjera kryesore qytetarët gjatë protestave te djeshme kundër presidentit të vendit dhe kryeministrit.

Javën e kaluar, presidenti deklaroi se Rusia nuk ishte e lidhur domosdoshmërisht me shpërthimin në depon e armëve në 2014 dhe se ai mund të ketë qenë një aksident./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme