IZRAEL – Tragjedi pas ikjes në rrëmujë e sipër në një pelegrinazh hebre

Grumbullimi më i madh në Izrael që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është kthyer në makth kur një lëvizje gjigante e çrregullt shkaktoi të paktën 44 të vdekur gjatë një pelegrinazhi hebre ortodoks në veri të vendit.
Të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe 103 të tjerë janë plagosur në një turmë në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.
Incidenti ndodhi në malin Meron pranë qytetit verior Safed, ku po festohej festa Lag baOmer.
Sipas të përditshmes izraelite “The Jerusalem Post”, 44 persona humbën jetën në një turmë dhe 103 u plagosën, 44 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Gjithashtu, raportohet se u ngrit një spital fushor në rajon dhe se ka probleme me rrjetet telefonike për shkak të dendësisë.
Policia izraelite ka nisur hetimet për turmën.
Gjashtë helikopterë të ndihmës së shpejtë u dërguan në rajon për evakuimin e atyre në gjendje kritike dhe shumë ekipe mjekësore mbërritën në vendin e ngjarjes.
“Tragjedi në malin Meron. Të gjithë lutemi për shërimin e të lënduarve. Unë dua të inkurajoj forcat e shpëtimit që veprojnë në zonë”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Twitter./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




