Parlamenti italian miraton planin e Draghit për përballimin e koronavirusit

Dhoma e Deputetëve miratoi planin se si të shpenzohen rreth 200 miliardë euro (242 miliardë dollarë), ndihmë e BE-së për koronavirusin.
Masa u miratua me një shumicë të madhe nga Parlamenti me 442 vota pro, 19 kundër dhe 51 abstenim.
Kryeministri Mario Draghi do të jetë në gjendje të dërgojë projektpropozimet e tij në Bruksel brenda 30 prillit.
Italia është përfituesja më e madhe e parave nga fondi i rindërtimit të BE-së.
BE ka vendosur për një plan të ndihmës, të financuar nga borxhi me grante dhe hua.
Rreth 750 miliardë euro do të shpërndahen në të gjithë bllokun për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë.
Në një fjalim të hënën, Draghi tha se legjislacioni është i rëndësishëm për “fatin e vendit”, i cili është goditur rëndë nga kriza shëndetësore.
Ai theksoi se problemi nuk është vetëm nevoja për para, por nevoja që Italia të kapërcejë dobësitë e vjetra burokratike, me një reformë të gjyqësorit. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




