Guangdong, përfundon sesioni i 129-të i Panairit të Kantonit

Perfundoi sesioni i 129-të i Panairit të Import-Eksportit të Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, ku morën pjesë gjithsej 26 mijë ndërmarrje që paraqitën mbi 2.76 milionë produkte, 290 mijë më shumë se në sesionin e mëparshëm.
Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme tregtare u prezantuan rreth 820 mijë produkte të reja, 12.3 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Zëdhënësi i panairit, Xu Bing, tha se Panairi i Kantonit i kësaj here jo vetëm që dha kontribut në zhbllokimin e zinxhirit të furnizimit të industrisë globale, por gjithashtu injektoi një impuls të fortë në tregtinë botërore dhe rimëkëmbjen ekonomike globale.
Kjo është hera e tretë që panairi mbahet në internet pas dy ngjarjeve virtuale të mbajtura në qershor dhe tetorin e kaluar. Kompanitë pjesëmarrëse tani janë më me përvojë në përdorimin e metodave digjitale për tërheqjen e klientëve.
Transmetimi i drejtpërdrejt i panairit tërhoqi gjithsej 880 mijë shikues dhe numri mesatar i shikuesve të secilit program drejtpërdrejt u rrit me 28.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të sesionit të kaluar.

Ngjarja 10-ditore në internet pati gjithsej 35,38 milionë shikime në faqen e saj zyrtare ndërsa kompanitë pjesëmarrëse janë ambientuar me një mënyrë digjitale të të bërit biznes.
Blerësit vendas vendosën gati 2000 porosi të synuara me ekspozuesit pjesëmarrës në panair. Ndërkohë, 12 mijë blerës vendës si supermarkete, dyqanet zinxhir me pakicë dhe platforma të tregtisë elektronike komunikuan me 340 ekspozues nga 28 vende dhe rajone për të ndihmuar kompanitë e huaja të eksplorojnë tregun kinez.
Organizatorët gjithashtu mbajtën 137 veprimtari për prezantimin e produkteve të reja për 85 kompani të mëdha përmes fotove, videove, teknologjive 3D dhe realitetit virtual (VR).
Gjithashtu, u ngrit një zonë e veçantë paraqitjeje për gjallërimin rural për të ndihmuar 1160 biznese në rajone më pak të zhvilluara të eksplorojnë tregjet jashtë shtetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




