Sllovakia dëbon tre diplomatë rusë

Botë | 6 vite më parë

Sllovakia ka dëbuar tre punonjës të ambasadës ruse, njoftoi kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger. Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi se Sllovakia do të ndërmarrë hapa të mprehtë në mbështetje të Republikës Çeke.

“Sllovakia po dëbon tre diplomatë rusë. Në përputhje me situatën aktuale gjeopolitike, si dhe situatën në Republikën Çeke, tre punonjës të ambasadës ruse në Bratislavë duhet të largohen nga territori i Sllovakisë brenda shtatë ditësh”, specifikoi kryeministri, raporton france24.

Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi se Sllovakia do të ndërmarrë hapa të mprehtë në mbështetje të Republikës Çeke.

Javën e kaluar, Republika Çeke akuzoi Rusinë se ishte përfshirë në një shpërthim në një depo municioni në fshatin Vrbjetice në vitin 2014.

Kremlini i quajti akuzat të pabazuara dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova e përshkroi situatën si një “paradë çmendurie”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme