Von der Leyen: Qëllimi ynë miratimi i 27 planeve të rimëkëmbjes deri në verë

Botë | 6 vite më parë

Prezantimi i planit të rimëkëmbjes nga Portugalia shënon fillimin e një faze të re në procesin e zbatimit të mekanizmit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi intensivisht me Shtetet Anëtare për t’i ndihmuar që të shpërndajnë plane me cilësi të lartë”, shtoi von der Leyen.

“Për të qenë në gjendje të bëhen pagesat e para, të gjitha Shtetet Anëtare duhet të kenë miratuar vendimin për burimet vetjake dhe unë kam besim se gjithçka do të ketë përfunduar deri në verë”, vuri në dukje ajo.

Portugalia ishte vendi i parë që dorëzoi në Bruksel versionin përfundimtar të planit të Rimëkëmbjes.

KE ka dy muaj për të përfunduar vlerësimin e tij.

Përfundimet do të marrin formën e një “propozimi” për miratim në Këshill, që, gjithashtu, duhet të shprehet i shoqëruar nga një dokument teknik./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme