GJERMANI – Bundesrati voton për aplikimin e lockdown

Botë | 6 vite më parë

Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat, pritet të votojë sot mbi legjislacionin për të lejuar futjen e një bllokimi të ashtuquajtur “frena emergjente” për zonat që vuajnë nga nivele të larta të infeksionit me Covid-19.

Masat përfshijnë një shtetrrethim si dhe mbylljen e shumicës së dyqaneve dhe kufirin e ribashkimeve për një familje me një tjetër.

Projektligji u miratua dje në Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit.

Diskutimet në Bundesrat do të fillojnë në orën 11:00.

Dhoma e Lartë, e cila përfaqëson 16 landet e Gjermanisë, mund të kundërshtojë pjesë të legjislacionit dhe të detyrojë rinegociatat.

Sidoqoftë, disa lande kishin njoftuar më parë se nuk do të kundërshtonin.

Të mërkurën, deputetët nga koalicioni i gjerë i kancelares Angela Merkel mbështetën masën gjatë një debati të nxehtë në Bundestag.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz tha me qartësi se këto masa janë të nevojshme në nivel federal dhe jo vetëm nga shtetet individuale. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme