Indeksi i lirisë së shtypit nuk përfshin më Gjermaninë mes vendeve kryesore

Indeksi i fundit i Lirisë së Shtypit i lëshuar nga ”Reporterët pa Kufij” (RSF) nuk përfshin më Gjermaninë midis vendeve kryesore.
Nga 180 vendet e vlerësuara, Gjermania është në vendin e 13-të, me dy vende më poshtë nga renditja e vitit të kaluar.
“Për shkak të shumë sulmeve gjatë demonstratave kundër masave për të përmbajtur pandeminë, na është dashur të zvogëlojmë shkallën e lirisë së shtypit të Gjermanisë nga ”e mirë” “në ”vetëm e kënaqshme”, e cila është qartë një flamur i kuq”, deklaroi zëdhënësi i bordit të RSF, Michael Rediske.
”Dhuna ndaj profesionistëve të medias në Gjermani ka arritur nivele të papara. Kishte të paktën 65 akte dhune kundër gazetarëve në vend në vitin 2020, një rritje pesëfish nga 2019”, theksoi ai.
RSF tha se gjithashtu beson se kishte më shumë raste të paraportuara në vitin 2020 sesa në të kaluarën.
Shumica e sulmeve fizike dhe verbale ndodhën gjatë ose krahas demonstratave, të tilla si protesta kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin.
“Gazetarët u goditën me grushte, shqelma dhe shtyrë në tokë, u pështynë dhe u ngacmuan, u fyen, u kërcënuan dhe u parandaluan të bëjnë punën e tyre”, tha RSF./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




