Britani e Madhe: Rusia të lirojë menjëherë opozitarin Navalny

Botë | 6 vite më parë

Britania e Madhe është thellësisht e shqetësuar nga përkeqësimi i situatës shëndetësore të opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg.

Ministria e Jashtme britanike në një deklaratë i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë Navalny-n i cili është i arrestuar për “arsye politike”.

“Ka shqetësim të thellë nga lajmet lidhur me përkeqësimin e situatës shëndetësore të Navalny-t”, thuhet në deklaratën ku kërkohet që të lejohen punonjës të pavarur të shëndetësisë që të vëzhgojnë situatën shëndetësore të Navalny-t.

Opozitari rus Navalny njoftoi fillimin e grevës së urisë duke treguar si arsye refuzimin e kërkesës së tij për ndihmë mjekësore në burgun ku ai ndodhet.

Navalny u arrestua dhe u vendos në burg pasi gjykata e Moskës më 2 shkurt, dënimin e pezulluar me 3,5 vite burg me të cilin Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën e ktheu në dënim me burg prej 2,5 vitesh duke llogaritur edhe kohën që ai ka kaluar në arrest shtëpiak. /AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme