Egjipt, disa të vdekur nga dalja e trenit nga binarët

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u lënduan pasi katër vagonë u përmbysën si rezultat i daljes së trenit të pasagjerëve nga binarët në Qalyubia të Egjiptit.
Sipas Drejtorisë së Hekurudhave të Egjiptit, treni i pasagjerëve Kajro-Mansura me numër 949 doli nga shinat në qytetin e Qalyubia dhe katër vagonë u përmbysën.
Sipas informacionit të marrë nga një zyrtar nga drejtoria, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tetë persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u lënduan.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ambulanca.
Ndryshe, 32 persona humbën jetën dhe 66 u lënduan në një aksident hekurudhor që ndodhi në Egjipt më 26 mars./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




