Indonezi, mbi 180 të vdekur nga përmbytjet

Botë | 6 vite më parë

Të paktën 181 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i muajit prill nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuar nga shirat e dendur në Indonezi.

Zëvendës Guvernatori i provincës Nusa Tenggara Lindore, Josef Nae Soi, në deklaratën për mediat tha se me kërkim-shpëtimet e fundit kanë gjetur më shumë kufoma.

Josef duke theksuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 181, tha se ende vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 48 personave të zhdukur.

Reshjet e dendura në qytetet Flores Lindor, Lembaga dhe Alor të provincës Nusa Tenggara Lindore që nga 5 prilli kishin shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës rreth 15 mijë shtëpi ishin bërë të papërdorshme./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme