Mbështetësit e Navalnyt thirrje për manifestim mbarëkombëtar

Aleatët e opozitarit kryesor të Kremlinit, Aleksel Navalny, i burgosur dhe në grevë urie, u bënë thirrje rusëve të manifestojnë më 21 prill për të shpëtuar jetën e opozitarit, i sëmurë rëndë sipas mbështetësve të tij.
“Nuk ka më kohë, është koha për të reaguar. Nuk bëhet fjalë vetëm për lirinë e Navalnyt, por për jetën e tij. Në këtë moment, ai po vritet në burg dhe nuk mund të presim më”, sipas një mesazhi në Facebook të krahut të djathtë të opozitarit, Leonid Volkov.
Ky manifestim, i vendosur për në orën 19:00 të mërkurën, organizohet në të njëjtën ditë me fjalimin e përvitshëm të presidentit Vladimir Putin para dy dhomave të Parlamentit, gjatë të cilit ai do të përmendë objektivat për zhvillimin e Rusisë dhe zgjedhjet e ardhshme legjislative në vjeshtë.
“Thirrni të gjithë miqtë tuaj dhe dilni në sheshet qendrore. Takohemi në qytetin më të madh në të cilin mund të gjendeni të mërkurën në mbrëmje”, shtoi Volkov, duke u bërë thirrje rusëve që të marrin pjesë në” betejën e fundit midis së mirës dhe së keqes absolute.
“Putini ndalon në mënyrë të qartë të gjithë veprimtarinë e opozitës në Rusi. Kjo do të thotë që ky tubim mund të bëhet i fundit në vend për vitet që vijnë. Por, është në fuqinë tonë ta ndryshojmë atë”, theksoi ai në mesazhin e tij duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mos kenë më frikë./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




