Apel i 175 ish-liderëve për Biden: Hiqni patentat e vaksinave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë urgjentisht dhe të pezullojnë të drejtat e pronësisë intelektuale lidhur me vaksinat antiCovid-19 në mënyrë që të forcojë fushatën e vaksinimi botëror, është apeli ndaj presidentit amerikan Joe Biden, i inicuar nga nga 175 ish-kryeministra dhe nobelistë përfshirë ish-kryeministrin britanik, Gordon Brown, ish-presidentin francez, Francois Hollande dhe ish-liderin sovjeitk, Mihail Gorbaçov.
Në një letër drejtuar presidentit amerikan, e raportuar nga ”Financial Times”, ish-liderët kërkojnë heqjen e patentave të këtyre vaksinave duke pretenduar se ky është një hap i domosdoshëm për t’i dhënë fund kësaj pandemie.
”Të veprosh në këtë mënyrë do të thotë të zgjerosh kapacitetin global të prodhimit duke e çliruar atë nga monopolet përgjegjës për mungesat e furnizimit që bllokojnë qasjen në vaksina”, theksojnë autorët e letrës./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




