Von der Leyen: Marrëveshje me Pfizer për 50 milionë doza shtesë në BE

Botë | 6 vite më parë

Komisioni i BE-së ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të përshpejtuar furnizimin e vaksinave, me 50 milionë doza shtesë në tremujorin e dytë, duke filluar në prill, që do të shpërndahen në bazë të popullsisë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Lajmi i mirë është se shpërndarja e vaksinave po përshpejtohet”, tha von der Leyen.

“Pandemia Covid-19 mbetet një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetesën e njerëzve, ne jemi në një garë me kohën. Sa më shpejt të arrijmë qëllimin tonë për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur, aq më të mëdha janë shanset e frenimit të virusit”, shtoi ajo.

Von der Leyen tha, gjithashtu, se KE po negocion me BioNTech/Pfizer për një kontratë të tretë për furnizimin e vaksinave, që parashikon shpërndarjen e 1,8 miliardë dozave në periudhën nga 2021 deri në 2023./ANSA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme