Turqia dënon postimin anti-Islam të ligjvënësit holandez

Botë | 6 vite më parë

Zëdhënësi i Partisë turke në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik reagoi ndaj një postimi anti-Islam në Twitter të postuar nga ligjvënësi holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilder.

“Ata janë armiq të njerëzimit me një mendje raciste dhe fashiste. Kjo është arsyeja pse armiqësia kundër njerëzimit gjen vend aty ku ka armiqësi ndaj Islamit”, u shpreh Çelik në Twitter.

Ali Erbas, kreu i Presidencës së Çështjeve Fetare, dënoi deklaratën e Wilders si “të papranueshme”.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare në një luftë të qartë kundër mentalitetit racist që nxit Islamofobinë dhe synon paqen shoqërore”, tha Erbas.

Të hënën, Wilders, kryetari i Partisë së ekstremit të djathtë për Liri (PVV) në Holandë, shpërndau një video-klip të shkurtër në Twitter, duke sulmuar Islamin dhe muajin e shenjtë të muslimanëve Ramazanin./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme