Ish-kryeministri i Kuvajtit ndalohet për akuzat e korrupsionit

Një gjykatë e Kuvajtit urdhëroi ndalimin e ish-kryeministrit Jaber al-Mubarak al-Hamad al-Sabah me akuzat për korrupsion, njoftoi një burim ligjor i Kuvajtit.
Jaber Al-Sabah është ish-kryeministri i parë Kuvajtit që do të mbahet i ndaluar në pritje të hetimit për akuzat e korrupsionit.
Gjykata “urdhëroi burgosjen e Jaber Al-Sabah, i cili u paraqit sot, në çështjen e Fondit të Ushtrisë”.
Sipas burimit, gjykata gjithashtu refuzoi lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Sheikh Khaled Al-Jarrah Al-Sabah së bashku me dy zyrtarë të ushtrisë të burgosur në të njëjtin rast.
“Gjykata vendosi mbyllje të diskutimit me kërkesë të ekipit të mbrojtjes të ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të brendshëm”, tha burimi.
“Ndalohet publikimi i çdo lajmi ose të dhëne në lidhje me rastin në të gjitha mediat e shkruara, audio dhe vizuale dhe në të gjitha programet e lajmeve dhe komunikimit shoqëror në internet”, shtoi burimi.
E përditshmja lokale “Al-Qabas” tha se gjykata kishte caktuar një seancë më 27 prill rreth çështjes, pa sqaruar periudhën e burgimit për ish-kryeministrin e Kuvajtit.
Rasti daton që në nëntor 2018, kur ish-ministri i Mbrojtjes Shejh Nasser Al-Sabah paraqiti një ankesë në lidhje me “shkeljet dhe krimet e dyshuara në lidhje me financat publike që ndodhën në Fondin e Ushtrisë që tejkaluan 240 milionë dinarë të Kuvajtit (768 milionë dollarë)”.
Krimet pretendohet se kanë ndodhur gjatë mandatit të Jaber Al-Sabah në 2001-2011 si ministër i mbrojtjes.
Fondi i Ushtrisë u themelua në vitet 1950 me qëllime që lidhen me sigurinë kombëtare të vendit dhe mbikëqyret nga ministrat e mbrojtjes./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




