Erdoğan: Çdo hap i Turqisë dhe Ukrainës kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale

Botë | 6 vite më parë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “çdo hap që Turqia dhe Ukraina ndërmarrin për të përmirësuar lidhjet po ashtu do të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë rajonale”.

“Dialogu që Turqia ka mbajtur me Rusinë çoi në zhbllokimin e krizave në rajon me sukses para se ato të arrinin dimensione të rrezikshme”, u shpreh Erdoğan.

Presidenti turk foli edhe për situatën me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në vendin e tij, duke theksuar se vendi i tij do të shtrëngojë masat për të frenuar përhapjen e virusit dhe se do të vendosë bllokim të pjesshëm gjatë 2 javëve të para të Ramazanit. Ai njoftoi se bllokimi i pjesshëm i Turqisë për të frenuar përhapjen e virusit do të fillojë të nesër në mbrëmje.

Erdoğan po ashtu njoftoi se “koha e re e kufizimit të lëvizjes gjatë ditëve të javës do të jetë nga ora 7 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit”./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme