Përkeqësohet gjëndja e Alexei Navalny

Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ka filluar të humbë ndjenjat në këmbët dhe duart e tij, thotë avokati i Navalny, Vadim Kobzev.
Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ka filluar të humbë ndjenjat në këmbët dhe duart e tij, thotë avokati i Navalny, Vadim Kobzev.
Ai thotë po ashtu se Navalny, i cili është i dënuar për përvetësim, është diagnostifikuar me dy hernie spinale.
Në javën e kaluar, Alexei Navalny filloi grevën e urisë në kërkim për trajtim më të përshtatshëm për dhimbje të shpinës dhe këmbëve.
Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë tha se raportet për përkeqësimin e shëndetit të tij janë shqetësuese.
Avokati Kobzev, i cili vizitoi Navalny të mërkurën shkroi në Twitter:
“Alexei po ecë, por ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Prandaj është shqetësuese që sëmundja e tij po përparon duke humbur ndjenjat në këmbë, duar dhe nyje”.
Në fillim të javës, Navalny 44 vjeçar është shtruar në spitalin e burgut në Pokrov me simptome të sëmundjes respiratore dhe është ankuar për kollitje dhe temperaturë të vazhdueshme
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




