OKB dërgon 60 maune me ndihma në Idlib

Botë | 6 vite më parë

OKB dërgoi 60 maune me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

Maunet që mbanin furnizime hynë në provincën e Idlibit përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Ndihmat do të shpërndahen midis banorëve në nevojë të Idlibit dhe zonave rurale përreth.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit prodemokracisë.

Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme