Arrestohet lideri i Al-Kaidës në Jemen, Khalid Batarfi

Kreu i filialit të Jemenit të Al-Kaidës ka qenë nën arrest për disa muaj, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar të enjten.
Dokumenti pohon se Khalid Batarfi, udhëheqësi i Al-Kaidës në Gadishullin Arabik për vetëm një vit, u arrestua dhe zëvendësi i tij, Saad Atef al-Awlaqi, vdiq gjatë një “operacioni në Ghayda City, Al-Mahrah Governorate, në tetor 2020.
Raporti i depozituar në Këshillin e Sigurimit nga një ekip monitorimi i Kombeve të Bashkuara i specializuar në grupe ekstremiste – pohon se është konfirmuar arrestimi i Batarfi.
Grupi i Inteligjencës SITE, i cili monitoron aktivitetin në internet të organizatave xhihadiste, vuri në dukje se raporte të pakonfirmuara në tetor thanë se Batarfi ishte arrestuar nga forcat e sigurimit të Jemenit dhe më pas iu dorëzua Arabisë Saudite.
Uashingtoni e konsideron këtë degë si më e rrezikshme e rrjetit xhihadist në të gjithë botën dhe ka zhvilluar një luftë të telekomanduar për një kohë të gjatë kundër drejtuesve të grupit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




