Gjenevë, diplomatë të ndryshëm në seminarin online rreth Xinjiang-un

Botë | 6 vite më parë

Gjenevë, diplomatë të ndryshëm në seminarin online rreth Xinjiang-un

Seminari online “Xinjiang-u është një tokë mahnitëse” u organizua online të mërkurën, ku morën pjesë diplomatë të mbi 50 vendeve, funksionarë dhe ekspertë të OKB-së në fushën e të drejtave e njeriut. Në këtë seminar, pjesëmarrësit u njohën me Xinjiang-un e vërtetë nëpërmjet shfaqjes së dokumentarëve dhe prezantimeve të zyrtarëve, drejtuesve fetarë, kursantëve të shkollave profesionale dhe banorëve të thjeshtë në Urumqi, kryeqendrën e këtij rajoni.
“Xinjiang-u është pjesë e pandashme e territorit të Kinës prej lashtësisë. Vitet e fundit, ekonomia vendore dhe mirëqenia shoqërore kanë patur përparim të madh, është zhdukur varfëria absolute, ndërsa bashkimi kombëtar dhe harmonia fetare janë konsoliduar më tej. Ndërkohë, janë ruajtur si duhet kulturat, gjuhët dhe traditat e pakicave kombëtare”, tha Erkin Tuniyaz, nënkryetari i qeverisë rajonale.

Në fjalimin e rastit, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Gjenevë Chenxu vuri në dukje se disa vende e forca nuk dëshirojnë të shohin një Xinjiang të lulëzuar. “Ato shtrëmberojnë faktet, përbaltin Kinën me fabrikimin e gënjeshtrave shekullore. Disa vende nëpërmjet sanksioneve orvaten t’u heqin të drejtën e zhvillimit banorëve në Xinjiang gjatë synimit të një jete më të bukur. Qeveria kineze do të nxisë pa lëkundur zhvillimin dhe stabilitetin ekonomiko-shoqëror të Xinjiang-ut për të jetësuar aspiratën e popullit për një jetë më të mirë, do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të vendit”, tha ambasadori kinez në Gjenevë.

Në seminar, shumë përfaqësues diplomatikë u shprehën se dokumentarët dhe prezantimet në bazë të fakteve ndihmojnë shumë në shtimin e njohurive të tyre për Xinjiang-un e vërtetë. Disa që kanë qenë në këtë rajon vlerësuan arritjet e rajonit në aspektet ekonomiko-shoqërore, duke kundërshtuar politizimin e disa vendeve për çështjen e të drejtave të njeriut, që po shfrytëzojnë Xinjiang-un për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme