Protestat për lirimin e Navalnyt, arrestohet 750 persona

Botë | 6 vite më parë

Policia ruse arrestoi më shumë se 450 veta gjatë protestave në Siberi dhe Lindjen e Largët të Rusisë të Dielën ndërsa mbështetësit e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny dolën në rrugë për të protestuar kundër burgimin e tij, pavarësisht nga të ftohtit dhe kërcënimeve për arrestimeve nga autoritetet. Ndërsa në total shifra e të arrestuarve shkon në 750 persona.

Policia ruse ka dalë në Moskë dhe Shën Pertersburg për t’u përgatitur për protesta. Pamjet nga Current Time shfaqin policët që fusin në furgonët e tyre protestuesit të cilët kanë nisur të dalin në rrugët e Moskës dhe Shën Petersburgut.

Organizata OVD-Info ka raportuar se të paktën 465 persona janë ndaluar në orët e para të protestave, përfshirë të paktën 108 të ndaluar në qytetin e Lindjes së Largët, Vladivostok dhe dhjetëra gazetarë në disa qytete të tjera. Kjo organizatë ka raportuar se aktivistët në disa qytete ruse janë vizituar nga policia para protestave anti-qeveritare, me qëllim që të frikësohen që të mos marrin pjesë në protesta.

Videot e xhiruara në Vladivostok, ku qindra protestues u arrestuan, shfaqin pjesëmarrësit në protesta të cilët kanë lidhur duart dhe kanë brohoritur “Putini është hajdut”. Në këtë vend, protestat u mbyllën pas dy orësh.

Policia ka thënë që protestat nuk janë autorizuar dhe do të prishen, siç ishin fundjava e kaluar. Mbi 4,000 njerëz u arrestuan në ato tubime, sipas OVD-Info, një grup i monitorimit të protestave.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme