Aksident-zinxhir në SHBA, shkak stuhia e dëborës! 2 persona humbin jetën

Një stuhi dëbore ka nisur përgjatë pjesës së bregdetit lindor të SHBA-së, ku në disa vende madje pritet të bjerë deri në dy metra (60 cm) dëborë.
Fotografi të shkrepura nga ajri tregojnë pasojat e reshjeve të mëdha të borës, ku rrugët e rrëshqitshme dhe të mbuluara me akull e borë kanë bërë që dhjetëra kamionë e vetura të përfshihen në një aksident në Pennsylvania.
Mediat amerikane raportojnë se dy persona kanë humbur jetën në këtë aksident të tmerrshëm dhe disa tjerë janë lënduar. Bëhet fjalë për 55 kamionë dhe 11 vetura që u përplasen njëri pas tjetrit, duke bllokuar një autostradë të tërë.
Stuhia do të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




