SHBA – Hakerohet Agjencia e Sigurisë Bërthamore

Departamenti për Energjinë i Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore, që ruan depot e armëve bërthamore të SHBA, ka prova se hakerat kanë thyer rrjetet e tyre në një shkallë më të gjerë operacion spiunazhi, që ka goditur të paktën një duzine të agjencive federale, shkruan ”Politico”.
Aktiviteti i dyshimtë u identifikua edhe në laboratorët e Los Alamos dhe ”Sandia Nationals” në Nju Meksiko dhe Uashington.
Qeveria amerikane nuk e ka drejtuar ende gishtin drejt ndonjë aktori të veçantë, por ekspertët e sigurisë kibernetike pohojnë se operacioni mban shenjat e shërbimit sekret rus.
Hetuesit ende nuk kanë konstatuar nëse ”piratët” shkencëtarët kanë arritur të futen ose të marrin të dhëna.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




