IEA: Kërkesa globale ditore e naftës në rënie me 8,8 % në 2020

Kërkesa globale ditore e naftës pritet të bjerë me 8,8% në vitin 2020 njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në një raport të fundit mbi tregun e naftës për muajin nëntor.
“Zhvillimi i vaksinave kundër COVID-19 dhe shpresa për të pasur qasje të lehtë në to kanë përforcuar pritshmërinë e një përmirësimi në ekonominë botërore, më shpejt nga sa pritej”, tha IEA.
“PBB-ja vlerësohet të kthehet në nivelin e saj parapandemik deri në fund të vitit, por do të duhen disa muaj përpara se të reflektohet në kërkesën globale të naftës”, shtoi agjencia.
Si rrjedhojë, IEA parashikon një rënie prej 8,8% të kërkesës ditore në 2020, e krahasuar me 2019, kurse niveli i kërkesës do të jetë 91,2 milionë fuçi në ditë.
Sipas studimit, kjo shifër do të rritet në vitin 2021, me 6,2% (ose 5,7 milionë fuçi në ditë), për të arritur 96,9 milionë fuçi/ditë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




