Fauci: Biden dhe Harris të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19

Botë | 6 vite më parë

Eksperti më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci, tha sot se presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris duhet të vaksinohen kundër COVID-19 sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Për arsye sigurie, mendoj vërtet se duhet t’i vaksinojmë ata sa më shpejt që të mundemi”, tha ai në një intervistë për transmetuesin “ABC”.

Gjithashtu, Fauci nxiti edhe presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin Mike Pence që të vaksinohen.

“Duhet të mbrohen personat që janë shumë të rëndësishëm për vendin tonë tani”, sqaroi eksperti shëndetësor.

Sipas tij, fushata e vaksinimit nuk sinjalizon menjëherë përfundimin e pandemisë dhe se vendi ka të ngjarë të mos arrijë imunitetin e tufës deri në pranverën ose verën e vitit 2021.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme