Ekzekutoi 37 persona, zbulohet pas 50 vitesh mesazhi misterioz i vrasësit

Botë | 6 vite më parë

Më shumë se 50 vite pasi i ashtuquajturi “Vrasësi i Zodiakut” terrorizoi për herë të parë rrugët e Kalifornisë, një ekip ka mundur të zbërthejë për herë të parë një nga mesazhet e tij misterioze, që vrasësi ia dërgoi “San Francisco Chronicle në vitin 1969. I quajtur “shifra 340” mesazhi u deshifrua në fakt nga një grup amatorësh, nëpërmjet një programi kompjuterik që ata kishin krijuar. “Shpresoj se do të argëtoheni shumë duke u përpjekur të më kapni.

Treshja i çoi gjetjet e tyre në FBI një javë më parë, por nuk zbuloi përparimin e tyre derisa të konfirmohej nga autoritetet, thanë ata.

Vrasësi i Zodiakut është më i njohur për të lënë gjurmët e pesë vrasjeve të pazbuluara midis 1968 dhe 1969 . Ai kurrë nuk u kap, por fitoi famë duke i shkruar letra policisë dhe medias lokale deri në 1974, ndonjëherë me kod, duke u mburrur me vrasjet.

Pjesë të përgjakshme të veshjeve ishin përfshirë me letrat si provë e veprimeve të tij. Ai pretendon se vrau deri në 37 persona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme