Gjermani – Altmaier: I sigurt se bllokimi nuk do të shkaktojë recesion

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier deklaroi se ishte relativisht i sigurt se vendi nuk do të hynte në recesion për shkak të një bllokimi të dytë, i cili do të hyjë në fuqi më vonë këtë javë.
“Jam relativisht i sigurt që nuk do të përjetojmë një recesion si ai që ndodhi në pranverë”, theksoi Altmaier për transmetuesin ”Deutschlandfunk”.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë (PBB) ra 9.8% në tremujorin e dytë në kulmin e valës së parë të pandemisë globale, por u rrit përsëri 8.5% në tremujorin e tretë.
Gjermania do të mbyllë të gjitha dyqanet thelbësore gjatë ditëve të ardhshme me disa javë që mbulojnë periudhën e festave të Krishtlindjeve. Masat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura 16 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 10 janar.
Këto gjithashtu përfshijnë kufizime të konsiderueshme të vendosura në shkolla dhe kopshte, me shumicën e objekteve ose të mbyllura ose të funksionojnë vetëm në një masë të kufizuar.
Një bllokim i pjesshëm në Gjermani që ka mbyllur baret, restorantet dhe ambientet e kohës së lirë që nga fillimi i nëntorit, ndërsa mbajti dyqanet dhe shkollat hapur, u konsiderua gjerësisht i pamjaftueshëm për të përmbajtur pandeminë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




