Një tjetër shtet miraton përdorimin e vaksinës së PFIZER

Botë | 6 vite më parë

Singapori i shtohet listë së vendeve që kanë aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit.

“Unë jam shumë i lumtur t’ju them se pasi ka studiuar provat shkencore dhe të dhënat e provave klinike, Autoriteti i Shkencave të Shëndetit ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim pandemik. Dërgesa e parë duhet të mbërrijë në fund të këtij muaji”, tha kryeministri i vendit, Lee Hsien Loong.

Kryeministri i Singaporit po ashtu bëri me dije se të parët që do vaksinohen janë personat me rrezik më të lartë nga pandemia, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit.

“Ne gjithashtu presim që vaksinat e tjera të arrijnë në Singapor në muajt e ardhshëm dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ne do të kemi vaksina për të gjithë në Singapor deri në tremujorin e tretë të 2021”, tha Lee që theksoi se vaksinat do të jenë falas, por nuk do të jenë të detyrueshme.

Ndërkaq, Singapori do të lehtësojë kufizimet e pandemisë duke filluar nga 28 dhjetori.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme