SHBA konfirmon heqjen e Sudanit nga lista e terrorizmit

Botë | 6 vite më parë

Ambasada e SHBA-ve në Khartoum të hënën konfirmoi heqjen e Sudanit nga lista e terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Periudha e njoftimit nga Kongresi prej 45 ditësh ka skaduar dhe Sekretari i Shtetit ka nënshkruar njoftimin duke deklaruar se heqja e emërtimit i sponsorit shtetëror të Sudanit për terrorizëm është efektiv që nga sot (14 dhjetor), për t’u botuar në Regjistrin Federal”, tha ambasada në një deklaratë.

Më 23 tetor, presidenti në largim Donald Trump njoftoi zyrtarisht Kongresin për qëllimin e tij për të shfuqizuar vendosjen e Sudanit në listën e sponsorëve të terrorizmit nga shteti amerikan.

Regjimi sudanez nën sundimin e Omar al-Bashir u akuzua nga administrata amerikane si përgjegjës për sulmet kundër interesave të SHBA-ve, përfshirë sulmin kundër shkatërruesit USS Cole në vitin 2000 dhe bombardimet e ambasadës amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998.

Sudani është dakorduar të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë në vitin 1994 si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini në vitin 2020. Maroku gjithashtu u dakordua javën e kaluar për të rifilluar marrëdhëniet me Izraelin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme