Barnier: Fundi i negociatave postBrexit pas arritjes së një marrëveshjeje

Botë | 6 vite më parë

Fundi i negociatave me Britaninë e Madhe do të jetë kur ne do të arrijmë një marrëveshje si për konkurrencën e lirë dhe të ndershme ashtu dhe për aksesin reciprok në ujëra dhe tregje,  theksoi kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, për Sky News, në përgjigje të pyetjes nëse negociatat me Londrën ishin afër përfundimit, siç tha ai në përfundim të takimit me ambasadorët e BE.

“Ne kemi negociuar vetëm nëntë muaj për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, ndërkohë që për të gjitha marrëveshjet të arritura më parë janë dashur të paktën pesë vjet”, theksoi ai.

“Ne do t’i japim të gjitha mundësitë kësaj marrëveshjeje, që është ende e mundur”, shtoi sot kryenegociatori, Michel Barnier, në kuadër të takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme