Ndërron jetë nga covid-19 kryeministri i shtetit Afrikan Esuatini

Botë | 6 vite më parë

Ndërroi jetë kryeministri 52-vjeçar i shtetit afrikan Esuatini, Ambrose Dlamini i cili ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai gjendej në Afrikën e Jugut për trajtim mjekësor kundër COVID-19.

Zv/kryeministri Themba Masuku, në njoftimin e tij tha se mbreti i vendit e ka urdhëruar që të njoftojë vdekjen e kryeministrit. “Shkëlqesia e tij ndërroi jetë në një spital në Afrikën e Jugut përderisa ishte në trajtim mjekësor”, tha Masuku.

Dlamini që një muaj e gjysmë ishte duke luftuar me COVID-19 me të cilën u infektua në mes të muajit nëntor. Ai për trajtim më 2 dhjetor ishte dërguar në një spital në Afrikën e Jugut.

Ai ka punuar mbi 18 vite në sektorin bankar, ndërsa mes viteve 2010-2018 ishte kryetari i MTN-së, kopanisë më të madhe të vendit për telekomunikacion.

Dlamini në vitin 2018 ishte emëruar kryeministër i Esuatinit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme