Japonia regjistron përsëri rekord të infektuarish me koronavirus

Botë | 6 vite më parë

Për të dytën ditë me radhë Japonia ka shënuar numër rekord të rasteve të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë, ka njoftuar se janë dy mijë e 995 raste të regjistruara gjatë së enjtes, me 37 jetë të humbura.

Në total, ky shtet deri tash ka 172 mijë e 255 të infektuar, ndërkaq atje koronavirusi ka marrë dy mijë e 515 jetë.

Sipas të dhënave të ministrisë aktualisht 543 pacientë ndodhen në kujdesin intensiv, derisa 22 mijë e 272 të tjerë janë në trajtim nëpër spitale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme