Raketa e kompanisë “SPACEX” shpërthen gjatë testimit

Një prototip i raketës “Starship SN8” ka shpërthyer gjatë përpjekjes për t’u lëshuar në tokë pas lëshimit testues nga qendra për lëshimin e raketave në Boca Chica të Teksasit. Në videon e publikuar, raketa shihet duke u lëshuar me shpejtësi para se të përfshihej plotësisht nga flaka.
Pavarësisht fundit katastrofal të testimit që zgjati gjashtë minuta e gjysmë, shefi i kompanisë “SpaceX”, Elon Musk, ishte i entuziazmuar. “Mars, ja ku po vijmë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Raketa “Starship” ishte një prototip i raketës që po zhvillohet nga kompania e Muskut dhe me këtë mjet synohet dërgimi i njerëzve dhe 100 tonëve mallra në misionet e së ardhmes në Hënë dhe Mars, shkruan The Guardian,
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




