Biden: Dimër i errët, gjërat mund të përkeqësohen para se të përmirësohen

Botë | 6 vite më parë

Pasi prezantoi anëtarët kryesorë të ekipit të tij të shëndetit, presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden foli për situatën e pandemisë në vend.

“Gjithë sa mund t’ju them, është e vërteta. Jemi në një dimër shumë të errët. Gjërat mund të përkeqësohen para se të përmirësohen. Një vaksinë mund të jetë së shpejti në dispozicion por ne duhet të nivelohemi me njëri-tjetrin,” tha Biden nga Wilmington, Delaware.

Sipas Biden, shpërndarja e vaksinës dhe bindja e njerëzëve përta bërë, janë disa nga shqetësimet kyçe.

“Do të zgjasë më shumë sesa do të donim, për ta shpërndarë në të gjitha cepat e vendit. Ne do të duhet të bindim mjaft amerikanë që të marrin vaksinën. Shumë njerëz janë bërë cinikë për dobinë e saj, “vazhdoi Biden.

Presidenti i zgjedhur u premtoi amerikanëve se vendi do të bëjë përparim “duke filluar nga dita e parë” e presidencës së tij.

“Ne nuk u futëm shpejt në këtë rrëmujë dhe do të duhet kohë për t’u rregulluar, por ne mund ta bëjmë këtë. Kjo është e vërteta,” tha Biden. “Ne e dimë se mund të kapërcejmë koronavirusin dhe të shërohemi si një komb, së bashku,” vazhdoi ai.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme