SHBA – Mnuchin: G7 mbështet fortësisht rregullimin e monedhave dixhitale

Grupi G7 është shprehur se e mbështet fort rregullimin e monedhave dixhitale, tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, pas bisedimeve me ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare.
“Ka një mbështetje të fortë në të gjithë G7-n në lidhje me nevojën për të rregulluar monedhat dixhitale”, tha ai, duke theksuar se autoritetet kombëtare tashmë po punojnë për të parandaluar përdorimin e tyre për qëllime keqbërëse.
Çështja është diskutuar gjithnjë e më shumë brenda klubit të demokracive të industrializuara, mes shqetësimeve rreth sulmeve të piratëve të shpërblimve, financimit të krimit, terrorizmit dhe pastrimit të parave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




