SHBA – Tina Flournoy shefja e re e stafit të Harris

Zëvendëspresidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris zgjodhi Tina Flournoy, e cila ka shërbyer si shefe e stafit të ish-presidentit Bill Clinton, për të udhëhequr zyrën e saj, pasi ajo dhe Biden të betohen muajin e ardhshëm, njoftoi ekipi i saj i tranzicionit.
Flournoy do të drejtojë një zyrë ku punësimet deri tani janë të gjitha gra dhe kryesisht me ngjyrë.
Ekipi tha gjithashtu se Rohini Kosoglu, një ish-shefe e stafit në zyrën e Senatit të Harris, do të shërbejë si këshilltare e saj për politikën e brendshme.
Nancy McEldowney, një ish-ambasadore e SHBA në Bullgari, do të jetë këshilltarja e saj e sigurimit kombëtar.
Flournoy është afrikano-amerikane. Kosoglu është me origjinë nga Azia Jugore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




