Turqia nis aplikimin e vaksinës kineze nga 11 dhjetori

Botë | 6 vite më parë

Autoritetet turke bëjnë me dije se do të nisin vaksinimin kundër koronavirusit më datë 11 dhjetor dhe të parët që do të marrin vaksinën do të jenë pjesëtarët e personelit shëndetësor.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili nënvizoi se brenda muajit, Turqia do të ketë 20 milionë doza të vaksinës kineze Sinovac.

Deri në këto momente, vaksinat në fazë eksperimentale janë aplikuar te 12 mijë vullnetare në 12 provinca të Turqisë, te personeli shëndetësor dhe qytetarë të moshës 18-59 vjeç.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme