Gjuante gratë e vetmuara, zbulohet elektriçisti ‘monstër’ që vrau 26 të moshuara

Hetuesit rusë pretendojnë se kanë arrestuar një person përgjegjës për më shumë se 26 vrasje makabre. Autori i vrasjeve njihej me nofkën “maniaku i Vollgës”. I dyshuari, një burrë 38 vjeçar i quajtur Radik Tagirov, ka vrarë 26 gra të moshuara midis viteve 2011 dhe 2012. Ai ishte zbuluar nga policia mbi bazë të ADN-së.
Tagirov hynte në apartamentet e grave të moshuara që jetonin vetëm duke u shtirur si elektricist, hidraulik ose punëtor i shërbimeve. Sapo të hynte brenda, ai i mbyste viktimat e tij duke përdorur duart ose sendet afër, duke përfshirë një përparëse dhe një litar rrobash. Shumica e viktimave të tij ishin më të vjetër se 70 vjeç.
Vrasjet, shumica e të cilave ndodhën midis 2011 dhe 2012, u regjistruan në një numër qytetesh ruse duke përfshirë Kazan, Samara, Tolyatti, Izhevsk, Ufa dhe të tjerë. Vrasje të tjera dyshohej të kishin ndodhur në Urale, edhe pse numri i saktë i viktimave të tij nuk është vërtetuar kurrë.
Vrasësi serial duket se ishte qetësuar pas vitit 2013, pasi kishte ndërprerë aktivitetin e tij kriminal, për t’u riaktivizuar sërish në vitin 2017.
Policia në vitin 2019 ofroi një shpërblim prej 30,000 paund për informacionin që çoi në arrestimin e tij./Gazeta SHQIP


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




